fbpx

Plas tritoli në lokalin e ish-futbollistit shqiptar, detajet e para

Një tritol i është vendosur në orët  e para të mëngjesit, një lokali në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në “Bar Truth” rreth orës 03:00, ku mësohet se pronar është Mateo Toçi, ish-futbollist i Elbasanit.

Dyshimet e para të policisë janë se lënda plasëse mund të jetë vendosur për shkak të konkurrencës, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan në pjesën e jashtme të lokalit me administrator shtetasin M.T., në pjesën e jashtme të lokalit ka shpërthyer një sasi e vogel dyshohet lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.