fbpx

Plasin ironitë për Arta Vorpsin, ish-deputeti mesazh të goditur ndaj Ramës

luci.jpg

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka ironizuar aktin e betimit të anëtares së Gjykatës Kushtetuese Arta Vorpsi të nje notere në Tiranë.

Në një postim në Facebook, Boçi thotë se betimi i Vorpsit ishte si synetlliqet e dikurshme që i bënte berberi.

“Sipas Ulsi Manjës e Ramës tani martesat nuk celebrohen më as në Bashki e as në Kishë. Ato i celebron tani Noterja bashkë me betimet kuptohet… Pak a shumë si synetlliqet e dikurshme që i bënin berberët. Çmimi ende nuk ka dalë në Fletoren Zyrtare”, shkruan ish-deputeti.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303