fbpx

Platfoma  me 14 pika/ Dashamir Shehi, kundër Metës: Nuk ngrihet shteti me…

Dashamir Shehi është deklaruar se është  kundër platformës së Presidentit Ilir Meta me 14 pika për zgjedhjen e krizës politike.

“I pamundur. Jemi jashtë parlamentit. Rindërtimi i politikës nëpërmjet marrëveshjes, mua nuk më pëlqen se detyrimi kryesor i opozitës është të shkojë në parlament dhe nga ky institucion bëhet një politikë legjitime. Nuk ngrihen institucionet me Këshilla, se do ua delegojmë të gjitha zgjedhjeve marrëveshjeve.

Nuk shikoj marrëveshje nën tryezë, por amerikanët dinë më shumë. Unë dua që t’i rikthehemi institucioneve me funksionin e plotë, nëse do e arnojmë shtetin shqiptar me marrëveshje, nuk kanë qenë jetëgjata dhe të shëndetshme. Ato 14 pika nuk mbyllen për 6-7 muaj, është gjysma e shteti shqiptar. Jo tryeza politike, sic thotë presidenti, nuk ecet kështu përpara”, u shpreh Shehi, në një intervistë për “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv.