fbpx

Platforma e Metës dhe deklaratat e Yuri Kim, komenton Oerd Bylykbashi

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Në një intervistë të dhënë në Neës24, Bylykbashi komentoi edhe platformën e Presidentit dhe deklaratat e ambasadores Yuri Kim për Reformën Zgjedhore.

“Ambasadorja Përshëndeti angazhimin e opozitës për ta cuar drejt përfundimit reformën, pasi ishte përpjekje e Ramës ajo për të nxjerrë politikën nga binarët. Kurse Theksi i Metës vihet te problemet e rënda që janë konstatuar në reformën në drejtësi. Reforma ka probleme të rënda në strukturën e vetë. E kam thënë edhe para 4 vitesh që dështon ky sistem brenda 5 vitesh. Jemi në vitin e 4 dhe ja ku po ndodh. Por sot i mirë apo i keq ky system, shqiptarët duhet të marrin drejtësi. I duhet prokurori funksionale. Ajo që ngre Presidenti janë këto lloj shqetësimesh. Me cdo lloj gjëje që të përpiqet ai ka përballë kryeministrin që thyen cdo lloj koncepti të shtetit të së drejtës, kambana e fundit ishte ajo që ndodhi me Teatrin”,- tha Bylykbashi.

Ai se opozita e ka bërë të qartë qëndrimin  pë reformën zgjedhore.  “Ajo që është më e rëndësishme është gadishmeria e të gjitha palëve, nuk mund të jetë një cështje ideologjike, zelli, do mendje të ndricuara për atë që do të diskutojë dhe do të zgjedhë. Zoti Basha ka bërë të qartë njohjen e tij për sistem mazhoritar. Preferoj edhe unë zgjedhjen e drejtëpërdrejt nga njerëzit. Një debat i qetë dhe i mirëinformuar do të na cojë drejt zgjidhjes. Ajo që ndodhi javën që shkoi me teatrin është një klimë shumë e ndezur. Sistemi nuk duhet të jetë jo vetëm përfaqësues dhe demokratik. Është mencuria ajo që prevalon, jo zellet dhe dicka tjetër e nxehtë”,- tha ai.