fbpx

“Plazhi është i imi”! Plas keq sherri mes një qytetari dhe punonjësve të Agjencisë së Bregdetit

Një sherr ka ndodhur sot në Vlorë, ku një qytetar është konfliktuar keq me punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, pasi pretendonte se posedonte një hapësirë plazhi në këtë zonë.

“Rreth orës 12:10, në plazhin e Radhimës, punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, gjatë ushtrimit të detyrës për kontrollin e plazheve janë kundërshtuar nga një shtetas, i cili pretendonte se posedonte një hapësirë plazhi në këtë zonë.

Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. A,  dyshohet se ka kanosur punonjësit për shkak të detyrës dhe më pas ky shtetas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekie të këtij shtetasi dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.