‘Plehrë, dil jashtë vegël e Gramoz Ruçit’. Plas sherri, Adriatik Alimadhin e nxjerrin me forcë nga lokali

alimadhi.png

Adriatik Alimadhi është përzënë nga një lokal pasi është quajtur vegël e Gramoz Ruçit. Grupi i Ri Parlamentar të partive të djathta nuk e ka komentuar shumë situatën dhe menjëherë është larguar nga lokali.

Kreu i Ballit Kombëtar, i cili tashmë është edhe deputet është nxjerrë jashtë  nga një lokal nga qytetarë të revoltuar.  Nga këta të fundit ai është quajtur vegël e Gramoz Ruçit dhe teksa është fyer ai është nxjerrë jashtë lokalit.

“Dil jashtë, ti nuk je ballist, por plehrë e Gramoz Ruçit. Në emër të popullit mos flisni. Ju bashkëpunoni me Ruçin”, i drejtohen ata deputetit të ri. Ky i fundit largohet nga lokali dhe nuk e komenton shumë situatën.

Theksojmë se Adratik Alimadhi tashmë është kreu Grupi i Ri Parlamentar të partive të djathta, pra pjesë e opozitës së re.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303