fbpx

Plotësimi i vakancave në Gjykatën Kushtetuese, Kryemadhi: Hap pozitiv, por LSI është e shqetësuar që…

kryemadhi-768x512.jpg

Plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese, që u plotësua sot me anëtarin e saj të gjashtë, Përparim Kalo e ka cilësuar hap pozitiv edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ajo shton se LSI ka qenë dhe mbetet promotore e proceseve që ngrejnë institucione të pavarura dhe me integritet, ndërsa shpreh shqetësimin që dhjetori 2020 e gjen Shqipërinë që aspiron BE-në, pa shtet të së drejtës tërësisht funksional dhe pa kontroll.

Postimi:
Çdo hap pozitiv që hidhet drejt ngritjes së institucioneve themelore të Republikës së Shqipërisë, siç është plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, është për tu vlerësuar. Këto janë procese shumë të vonuara, përtej afateve që duheshin realizuar, që nëse mazhoranca do të kishte marrë parasysh propozimet e Opozitës së Bashkuar, vendi do të kishte prej kohësh Gjykatë Kushtetuese tërësisht funksionale si dhe Gjykatë të Lartë.

LSI ka qenë dhe mbetet promotore e proceseve që ngrejnë institucione të pavarura dhe me integritet, në alternativë të shkatërrimit institucional ku Rilindja ka ngritur pushtetin. Ne i cilësojmë këto institucione jetike për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve tanë.

Ne jemi thellësisht të shqetësuar që dhjetori 2020 e gjen Shqipërinë që aspiron BE-në, pa shtet të së drejtës tërësisht funksional, pa kontroll dhe balancë të pushteteve.
25 Prill 2021 është dita kur Shqipëria ndahet nga një periudhë e errët, kur institucionet e shtetit u vendosën tërësisht në funksion të pushtetit të një individi të vetëm, për të hapur një kapitull të ri.
Pas 25 Prillit, në pushtet rikthehen qytetarët!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303