Plotësohet kuota prej 750 personash, ja ç’po ndodh në Kakavijë

qee.jpg

Kuota e vendosur nga pala greke për kalimin e 750 personave në territorin e tyre është përmbushur.

Drejtori i DVKM Gjirokastër Arben Joco deklaroi në një prononcim për mediat se nuk ka një njoftim se është mbyllur Kakavija, por janë në limit të numrit dhe pritet që të bien dakord me palën greke për të vijuar punën.

“Nga pala greke është vendosur edhe një limit, 750 persona, kritere që do vijojnë deri në një njoftim të dytë. E njëjta gjë është edhe në pikën kufitare të Kapshticës, ku limiti është 300 persona dhe aktualisht është pezulluar puna.

Presim nga pala greke për të mësuar se si do të vijojë. Aktualisht jemi në limite por nuk ka njoftim për mbyllje. Presim që të kemi njoftim nga pala greke për të vijuar punën pasi numri po arrin në limit”, tha Joco.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303