“Po bëheshin gati për dasmë”, si e morën vesh familjarët për vdekjen e të afërmve në aksidentin tragjik

F6328FFD-083C-430D-9C95-585817DF14A2.png

Katër viktimat nga aksidenti tragjik ishin nga Komuna e Gjakovës, dy nga të lënduarit në kujdes intensive. Nga Gjermania, kishin marrë rrugën për në vendlindje. Por, rruga për Valentinen dhe vajzen e saj, Erlinden, do të ndalej në këtë rrugë të Kroacisë.

Nënë e bijë që gjendeshin në këtë autobus, ndërruan jetë pas aksidentit të rëndë afër qytetit Slavonski Brod të Kroacisë. Ndërkohë në Kosovë, një telefonatë bëri që gëzimi për ardhjen e mërgimtarëve, familjes Binakaj, t’i kthehej në hidhërim. Ata tani kanë hapur dyert për ngushëllime.

Në spitalin rajonal ne Slavonski Brod të Kroacisë, janë duke e marrë trajtimin mjekësor dy vajzat e Valentinës, që i mbijetuan aksidentit. Ndërsa të pame, kanë hapur edhe në familjen Kolmekshaj në Lipovec të Gjakovës. Kjo familje, po bëhej gati për dasmë, kur mori lajmin tragjik.

Leonora Kolmeshkaj, nuk i mbijetoi plagëve të marra në aksidentin e rëndë në Kroaci. Bashkë me Leunorën, në autobus ndodheshin edhe dy djemtë e saj, njëri 14 dhe tjetri 10 vjeçar.

Edhe në këtë familje, nuk kanë informacion se kur do t’iu kthehen trupat e pajetë të viktimave. Gati gjysma e të vdekurve nga ky aksident, janë nga kjo komunë. Nga Gjakova, sipas Gjinit, ka edhe persona të tjerë tënduar.

Në anën tjetër të pamet kanë vazhduar edhe tek familja e Naser Sylmetaj në qytetin e Gjakovës. 10 persona ndërruan jetë dhe 44 të tjerë u lënduan, kur autobusi më mërgimtar i linjës Frankfurt – Prishtinë, doli nga rruga afër qytetit Slavonski Brod në Kroaci./Express

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303