Shpëtohet shoferi turk në Dibër, po binte në humnerë

Një shtetas turk, shofer i një kamioni, është ndihmuar mbrëmjen e djeshme nga Policia Rrugore e Dibres në bashkëpunim me disa banorë të zonës, pasi rrezikonte të binte nga një humnerë.

Në vendin e quajtur ura e “Doçit” në Kastriot të Dibrës, nga ora 18:00 deri në orën 23:30, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe tre banorëve të zonës i është dhënë ndihmë një drejtuesi mjeti me inicilaet M.T, (shtetas turk) pasi mjeti i tij tip “kamion” doli nga rruga në një urë të ngushtë dhe rrezikonte të binte në humnerë.

“Pas organizimit të punës nga Shefi i Trafikut Urban dhe Interurban, punonjës të Policisë Rrugore, të ndihmuar nga banorë të zonës, pavarësisht kohës të ftohtë e reshjeve të shiut, i dhanë ndihmën e nevojshme dhe nxorën mjetin.

Policia Rrugore e ka ndihmuar drejtuesin e mjetit deri në qendër të banuar, ku dhe morën masa për të ndihmuar drejtuesin e kamionit që të riparonte dëmin e shkaktuar, si dhe i siguruan atij ushqim e mbështetje deri në largimin e tij nga zona e Dibrës. Shtetasi turk gjatë një interviste për një media shprehu falënderime për Policinë Rrugore dhe banorët për ndihmën e dhënë”- thuhet nga policia.

DibërShërbimi dhe ndihma për qytetarët, prioriteti i punës sonëPolicia Rrugore e Dibës në bashkëpunim me disa banorë të zonës, kanë ndihmuar dhe shpëtuar një drejtues kamioni i cili rrezikonte të binte nga ura.Në vendin e quajtur ura e “Doçit” në Kastriot të Dibrës, nga ora 18:00 deri në orën 23:30, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe tre banorëve të zonës ju dha ndihmë një drejtuesi mjeti (shtetas turk), M.T, pasi mjeti i tij tip “kamion” doli nga rruga në një urë të ngushtë dhe rrezikonte të binte në humnerë.Pas organizimit të punës nga Shefi i Trafikut Urban dhe Interurban, punonjës të Policisë Rrugore, të ndihmuar nga banorë të zonës, pavarësisht kohës të ftohtë e rreshjeve të shiut, i dhanë ndihmën e nevojshme dhe nxorrën mjetin. Policia Rrugore e ka ndihmuar drejtuesin e mjetit deri në qendër të banuar, ku dhe morën masa për të ndihmuar drejtuesin e kamionit që të riparonte dëmin e shkaktuar, si dhe i siguruan atij ushqim e mbështetje deri në largimin e tij nga zona e Dibrës. Shtetasi turk gjatë një interviste për një media shprehu falenderime për Policinë Rrugore dhe banorët për ndihmën e dhënë.

Publiée par Policia e Shtetit sur Mercredi 26 décembre 2018

Lër një koment