fbpx

‘Po e shtyn marrëveshjen’, Maliqi zbardh qëllimin e Ramën: Synon që të marrë…

maliqi-770x438.png

Deputeti Lefter Maliqi ka folur në lidhje me reformën zgjedhore në studion e News24. Sipas tij, Rama nuk e do votimin e asaj marrëveshjeje që po bëhet mes mazhorancës dhe opozitës.

Maliqi tha se qëllimi i tij është që të marrë 45 mandate në zgjedhje me qëllim që të dalë forcë e parë e të krijojë sërish qeverinë.

“Kjo marrëveshje duhet të vinte një sahat e më parë. Unë dyshoj që Rama po bën të pamundurën që ta shtyjë votimin e saj. 4 seanca kanë mbetur në korrik, mendoj që do ta shtyjë për nga shtatori. Ka skenarë të zotit Rama që të pengojë këto se e ndjen fundin politik. Ai është peng i krimit dhe i bandave. Rilindja është kthyer në sekt kriminal. Mënyra e vetme që ka ai është të prishë koalicionet. Do të marrë 45 mandate që të dalë forcë e parë dhe pastaj të bëjë marrëveshje si në Kosovë. Besoj që nuk ia arrin dot se asnjë forcë politike nuk e beson më”,- tha Maliqi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303