Po! Edhe mund të festosh 100-vjetorin me këto 15 ushqime

1. Arra
Arra janë plot me mikroelemente vitale për trupin dhe trurin tuaj. Shumë yndyrna të shëndetshme janë në dispozicion për të mbështetur sistemin nervor të njeriut. Hani të paktën 30 gram në ditë për t’i dhënë trupit tuaj mineralet e nevojshme.

2. Limoni
Limoni është ndoshta ushqimi më i mirë për të ngrënë në qoftë se keni mungesë të vitaminës C. Flavonoidet e limonit ndihmojnë në uljen e rritjes së qelizave të kancerit dhe mund të ndihmojnë në parandalimin e një sërë sëmundjesh të tjera, përfshirë gripin.

3. Brokoli
Brokoli është një burim i mrekullueshëm i vitaminës K, që ndihmon forcimin e kockave dhe mbështet sistemin imunitar për të luftuar sëmundjet. Sigurohuni që ta gatuani atë në mënyrë korrekte.

4. Fasulet
Fasulet janë një burim i shëndetshëm proteinash bimore si edhe fibra që ndihmojnë trupin të tresë ushqime të tjera. Ato nuk janë burim yndyrnash të këqija.

5. Çokollata e zezë
Mos hani çokollatë me rrush të thatë dhe arra brenda. Hani çokollatë të pastër që të qëndroni të shëndetshëm me flavonoidet dhe acidet e kakaos të cilat mungojnë zakonisht në trupin tuaj.

6. Domatet
Llojet e ndryshme të domateve janë të mrekullueshme për të ndihmuar në luftimin e qelizave të kancerit. Ata gjithashtu sigurojnë trupin tuaj me përbërës të nevojshëm për të pasuruar gjakun. Çdo person duhet të konsumojë të paktën 1 domate të madhe çdo javë.

7. Salmoni
Nëse nuk jeni vegjetarian, sigurohuni që të përfshini salmon të pasur me proteina në dietën tuaj. Ai gjithashtu ju siguron yndyrna të shëndetshme që nuk kanë gjasa të gjenden tjetërkund.

8. Avokado
Mes të gjitha llojeve të frutave, avokado duket të jetë alternativa më e shëndetshme. Janë të pasur me vitamina dhe mikroelemente për t’ju mbajtur të shëndetshëm. Avokadot janë testuar se ulin rrezikun e atakut në zemër.

9. Hudhra
Nëse nuk hani hudhër të freskët vazhdimisht, atëherë mund të jeni seriozisht të rrezikuar. Hudhra ndihmon në shkatërrimin e mikroorganizmave të dëmshme. Ajo gjithashtu forcon sistemin imunitar.

10. Frutat e pyllit
Të gjitha manat e freskëta janë të mrekullueshme për t’u konsumuar. Është mirë t’i hani në stinën e tyre, por manaferrat e ngrirë janë gjithësesi alternativë e mirë. Sidoqoftë, kur fruti gatuhet dhe konservohet, humbet pothuajse të gjitha vetitë e tij.

11. Spinaqi
Kjo perime me gjethe jeshile përmban një sasi të madhe luteine. Konsumi i spinaqit ndihmon në mbrojtjen e sistemit imunitar, syve dhe shëndetit të grave. Luteina luan një rol të madh në ovulimin dhe mundësinë e shtatzënisë.

12. Vaj ulliri
Ndër të gjitha llojet e ndryshme të vajit, vaji i ullirit është i mbushur me yndyrna, acide dhe flavonoide të shëndetshme. Kjo ndihmon në rritjen e shëndetit të zemrës dhe për të ndërtuar enë gjaku të forta dhe elastike. Sigurohuni që të përfshini vajin e ullirit në dietën tuaj të përditshme.

13. Kosi
Qumështi i freskët duhet konsumuar çdo ditë, por kosi është i mrekullueshëm. Ndihmon në krijimin dhe mirëmbajtjen e mikroflorës së trupit dhe ndihmon në tretjen e plotë të ushqimit që hani.

14. Vezë
E bardha e vezës është plot me proteina, në një kohë që e verdha e saj është raportuar si e dëmshme për shëndetin tonë. Por studimet e fundit tregojnë se ngrënia njëkohësisht e të dyjave është shumë më e shëndetshme se sa vetëm ngrënia e pjesës së bardhë.

15. Frutat e thata
Janë opsion veçanërisht i dobishëm në dimër kur nuk ka fruta të freskëta. Frutat e thata ruajnë shumë mikroelemente të shëndetshme dhe vitamina. Ata gjithashtu krijojnë fuqi imunitare shtesë gjatë muajve të ftohtë të vitit.

Lër një koment