“Po faktohen”. Endrit Braimllari paralajmërim bombë, 5 ankesa në KQZ

braimllari.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka dalë pak më parë në një deklaratë për media nga selia e partisë ku paralajmëron se do të paraqesë disa padi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sapo të dalin rezultatet përfundimtare nga ky institucion.

“Është shume e qartë dhe po faktohet moment pas momenti masakra zgjedhore që ka ndodhur në 25 prill me autor mafian e Rilindjes në pushtet.  Të gjitha manipulimet, e pafund të procesit zgjedhor janë evidentuar dhe po evidentohen një për një. Ndonëse KQZ nuk ka nxjerrë akoma rezultatet përfundimtare pas të cilit lind edhe e drejta e ankimimit kemi bërë tashmë gati një sërë denoncimesh.

Këto denoncime do të depozitohen menjëherë pas daljes së rezultatit përfundimtar.  Por, ndërkohë kemi depozituar kallëzim në SPAK për manipulime të rënda të procesit zgjedhor nga komisionerët dhe drejtorët e Rilindjes që manipulonin votat duke bërë shënime dhe duke i bërë të pavlefshme.

Do të depozitohet ankimimi për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës, për përjashtim antikushtetues dhe  të paligjshëm, masiv të zgjedhësve nga e drejta për të votuar.  Do të depozitohet ankimimi për pavlefshmërinë të një sërë qendrash votimi në Berat. Do të depozitohet ankimimi për Qarkun e Durrësit në respekt të parashikimeve në kodin zgjedhore. Do të depozitohet kërkesa për rinumërim në disa qarqe të vendit për shkak të manipulimeve dhe parregullsive të rënda në procesin e numërimit. Si dhe vlerësimin e pavlefshmërisë së votave që lidhen me këtë proces”, ka thënë ai.

Endri Braimllari kërkon nga KQZ, administrim me përgjegjësi absolute të të gjithë materialeve të votimit.

“Kërkojmë bllokimin e të gjitha materialeve të votimit dhe ruajtjen e tyre në respekt të ligjit dhe nën vëzhgim dhe monitorim me kamera. Ndërkohë, do të vijojnë ankimimet në të gjitha qarqet pas kqyrjes së pamjeve filmike. Ky evidentim dhe ky proces do të vazhdojë më përgjegjësi deri në fund për të zbardhur të vërtetën të masakrës dhe manipulimit që i është bërë vullnetit të shqiptarëve dhe votës së tyre. Faleminderit”, tha ai nga një dalje nga LSI.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303