fbpx

Po filmonte Kryeministrinë, përplaset me gardistin

Screenshot_1-13.png

Aktivisti Zirkon Disha teksa po filmonte godinën e kryeministrisë  është përplasur me një nga punonjësit e gardës së Republikës.

Ky i fundit i është afruar aktivistit ndërsa i kërkon shpjegime dhe arsyen se pse po filmonte drejt godinës.

Pas debateve mes tyre, punonjësi i gardës i është afruar dhe me forcë ia merr telefonin, ndërsa nuk ka kursyer as kërcënimet  për aktivistin Zirkon Disha.

Aktivisti tregon edhe arsyen se pse po filmonte godinën e kryeministrisë. Sipas tij, kjo video ishte një revoltë e tij personale pas largimit të Shqiponjës nga vendi me të njëjtin emër.

Pas këtij debati, aktivisti tregon se pas konsultimit me punonjësit e policisë së Rendit, atij i është komunikuar se nuk ka thyer asnjë rregull.

Debati mes tyre:

Punonjësi i gardës: Fike pak celularin

Disha: Për Çfarë?

Punonjësi i gardës: Nga kush  je ti që po filmon?

Disha: Unë jam qytetar

Punjonjësi i gardës: Kë po filmon?

Disha: Filmoj çfarë të dua. Është hapësirë publike

Punonjësi i gardës: Nuk është hapësirë publike, është zonë e kufizuar.

Disha: Nuk ka asnjë shenjë zotëri, më thuaj ku është shenja që unë ta heq. Më thuaj kush je, prezantohu.

Punonjësi i gardës: Jam shërbimi i gardës, nuk lejohet këtu se këtu është kryeministria dhe Kuvendi.

Disha: E pastaj, ku është e shkruar e thënë ku ka shenjë? Unë në rrugë publike jam, në bulevard. Është  bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Punonjësi i gardës: Ma hiq telefonin tani.

https://www.facebook.com/zirkond/videos/vb.532710623/10161289624510624/?type=2&video_source=user_video_tab

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *