fbpx

“Po ikin të rinjtë”, George Frendo thirrje politikës: Dialogoni me njëri-tjetrin, dënoni kriminelët komunistë!

george-frendo1-1.jpg

Nga Shkodra kryetari i konferencës ipeshkvnore të Shqipërisë, njëkohësisht arqipeshkvi i Tiranës George Frendo deklaroi se politika në Shqipëri duhet të mendojë më shumë për të mirën e përbashkët dhe jo për partitë e tyre. Gjithashtu Frendo i bëri thirrje palëve politike që sa me shpejt te ulen ne dialog për te zgjidhur krizën politike sepse situata në Shqipëri po bëhet gjithnjë e me tragjike dhe kjo situate po nxit të rinjtë qe te largohen nga Shqipëria.

Palet politike duhet te jene te gatshme te degjojne njeri tjetrin dhe jo te bejne nje dialog karikature. Vendimi per mos hapjen e negociatave nuk na ka pelqyer as ne por ta marrim ne aspektin pozitiv dhe te na sherbeje per te bere nje Shqiperi me te drejte. Martitet e kane lare Shqiperine me gjakun e tyre dhe bota ka nevoje per deshmi te forta si ajo e te Lumes Maria Tuci. Politika ne Shqiperi duhet te kerkohe falje per krimet e komunizmit si dhe krimet e komunizmit ne Shqiperi duhet te denohen me ligj sepse ishte regjimi me i eger dhe nuk ishte nje regjim ateist por anti ateist, ishte kundra Zotit”-tha ai.

Këtë deklaratë Geroge Frendo e bëri pas një drame, e cila u zhvillua në teatrin “Migjeni” për martiren Maria Tuci e vënë në skenë nga famullia e Rranxa Bushat.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303