“Po ju mjelin si lopët, thyejani turinjtë”. Basha thirrje të forta, nxit qytetarët për dhunë…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me qytetarët dhe fermerët e Urës Vajgurore, deklaroi se të gjithë ata që ju vijnë te dera e shtëpisë dhe ju kërkojnë të shisni votën, thujauni turinjtë.

‘Nga të gjithë sektorët e ekonomisë, dëmin më të madh kjo qeveri, ia ka bërë bujqësisë. Para 10 vitesh ne nisëm skemën e subvensionimit në bujqësi që nisi me shuma modeste dhe arriti majat.

Por nga viti në vit, ne shohim që kjo shumë po tretet gjithnjë e më shumë. Kemi 7 vite që shofim që fermerët nuk marrin asnjë subvencion. Bujqësia është në kolapas. Prodhimet tuaja po kalben. Vijnë më çmime më të ulëta tek ne sepse qeveritë e tyre i subvencionojnë këta fermerë dhe oligarkët në Shqipëri për interesa personalë, i kanë hapur dyert e vendit.

Subvencioni në bujqësi është domosdoshmëri. Madje edhe në vende shumë afër dhe të vogla  qeveritë japin subvencione. Në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut  qeveritë japin 100 milion euro subvencion, dhe jo vetëm që prodhimet iu dalin por edhe i nxjerrin jashtë duke rritur ekonominë.

Këta i shohin fermerët si një lopë për ta mjelur. Në qeverinë time, të gjitha problemet që kanë çuar në kolaps do të marrin zgjidhje.

Mos u dorëzoni! Kanë qënë ditë të vështira, jo prej zotit as prej motit, por prej qeverisë shqiptare.

Në qeverinë time, problemet tuaja dhe të fëmijëve tuaj do të kenë vëmendjen makismale.

Qeverinë do ta keni afër jush në çdo drejtim , duke ulur çdo pengesë administrative. Duke mbështetur prodhimin tuaj, ne mbështesim shëndetin e gjithë shqiptarëve, ekonominë tuaj dhe zhvillimin e Shqipërisë’, tha Basha gjatë takimit.