Po kërkohet një valixhe e katërt? Çifti shqiptar u gjet i copëtuar, mungojnë gjymtyrët e gruas, del autopsia

dyshjaaa.png

Policia italiane është vënë në kërkim për gjetjen e një valixheje të katërt, pasi raportohet se mungojnë gjymtyrët e poshtme të Teuta Pashos.

Ngjarja tronditëse u zbulua dje në Itali, ku çifti shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho u gjetën të copëtuar brenda tre valixheve.

Ndërkohë edhe qentë e specializuar janë vënë në kërkim për gjetjen e gjymtyrëve të gruas.

Nga ana tjetër, ka dalë edhe autopsia e Teutës. Rezulton se ajo është rrahur barbarisht pasi kishte shumë hematoma në fytyrë dhe kocka të thyera, dëmtime që dyshohet se i kanë shkaktuar vdekjen.

scroll to top