Po kërkoni punë në SHBA? Ja njoftimi i Ambasadës…

Ambasada amerikane ditën e sotme ka bërë një joftimi për të gjithë ata që duan të punojnë në Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

Sipas njoftimit ambasada këshillon të gjithë punëkërkuesit që duan të punësohen nëpërmjet vizës EB-3 të bëjnë shumë kujdes dhe se duhet të kenë aftësi për vendin e punës.

Jeni në kërkim të punësimit nëpërmjet vizës EB-3 të imigrimit me bazë punësimi në Shtetet e Bashkuara? Ne ju këshillojmë që të përzgjidhni me shumë kujdes këshilluesin tuaj. Mos bini pre e këshillave të gabuara apo çmimeve të larta nga çdo burim. Gjithnjë kërkoni informacion zyrtar nëwww.uscis.gov

Ju duhet të keni aftësitë e kërkuara për vendin e punës, punëdhënësi duhet të dërgojë formularët e kërkuar në Departamentin e Punës dhe USCIS, dhe vetëm më pas NVC do të caktojë takimin tuaj në Sektorin Konsullor. #pyetanen” shkruhet në njoftimin e Ambasadës.