fbpx

Kthehej në vendlindje, aksidentohet emigranti

09a8c848-b31f-4267-b992-beb2594ad691.jpg

Një aksident me plagosje është regjistruar paraditen e së hënës, në rrugën nacionale Kapshticë-Korçë.

Në vendin e quajtur si ‘Kthesa e Kapshticës’ midis doganës dhe fshatit me të njëjtin emër, një mjet ka dalë nga rruga.

Burime të policisë thanë se mjeti tip ‘ Fuoristradë’ me targa greke i drejtuar nga shtetasi Edi Aliaj, ka dalë nga rruga dhe pas disa rrotullimesh përfundoi dhjetra metra larg saj.

Drejtuesi I mjetit, 40-vjeçari Aliaj që udhëtonte I vetëm, ka mbetur I plagosur.

Ai është dërguar në spital dhe nuk ka rrezik për jetën.

40 vjeçari nga Bureli, emigrant në Greqi, vinte me mjetin e tij nga vendi fqinj për në Shqipëri.

Sipas verifikimeve të para të policisë në vendngjarje, shkak I aksidentit dyshohet mos njohja e rrugës, shpejtësia tej normave dhe si pasojë humbja e kontrollit nga drejtuesi I mjetit që u aksidentua.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *