Po luan lojë për t’u kthyer me Gigi Hadid? Tyler Cameron bën deklaratën e çuditshme

Tyler Cameron dhe modelja e njohur, Gigi Hadid nisën të njiheshin me njëri-tjetrin disa javë më parë. Dyshja u fotografua duke darkuar së bashku dhe duke udhëtuar në destinacione të ndryshme. Megjithatë kjo romancë nuk zgjati shumë, pasi Gigi dhe Cameron i dhanë fund lidhjes së tyre. Pas kaq javësh, Tyler ka pranuar publikisht se është vetëm dhe se ka menduar të rikthehet sërish me ish-partneren e tij, Hannah Brown.

Kjo deklaratë e komedianit i ka habitur jo pak të gjithë, ndërsa nga ana e modeles së njohur nuk ka pasur asnjë lloj reagimi. Nuk dihet nëse e gjitha kjo është një lojë e stisur nga Tyler për t’u rikthyer sërish me Gigi-n, app gjërat mes tyre janë mbyllur definitivisht. Kjo pritet të zbulohet në javët në vazhdim nga vetë dyshja.