“Po më rrezikohej jeta, në qendrën e masazhit kryheshin dhe….’. Pastori reagon pas dëshmisë tronditëse: E zgjedhin vetë

PRAPA.jpg

Pastori Paulin Vilajeti ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka komentuar dëshminë e 28-vjeçares nga Tirana e cila rrëfeu se ka gjetur punë  në një qendër masazhi por ka kuptuar se aty kryheshin dhe shërbime ekstra për klientët. Pastori ka deklaruar se vajzat e zgjedhin vetë që ta bëjnë një punë të tillë, nuk i detyron askush.

 “Është një zgjedhje, kanë qenë të gatshme që të ofrojnë edhe seksin. Dua të sjell në vëmendjen tuaj se në Tiranë ka qendra masazhi, ku në mënyrën absolute nuk lejojnë gjë të tilla, por edhe nëse ka klientë që kërkojnë një gjë të tillë, ata të largohen menjëherë nga qendra e tyre. Ka gra e femra që janë profesioniste, që e bëjnë në mënyrën me profesionale punën e tyre. Këto qendra nuk duhet t’i krahasosh me këto qendra që i gjen në çdo cep pallati. Unë besoj se njerëzit që janë të punësuar në këto vende, ofrojnë edhe seks”, shtoi ai.

Pastori tha se nuk mendon se vajzat janë viktima dhe nuk mund të dalin nga ajo punë që bëjnë aty. Gjithashtu ai u shpreh se nuk beson se varfëria i shtyn ato drejt prostitucionit.

“Njoh shumë njerëz të varfër që as nuk e mendojnë ta bëjnë një gjë të tillë. Është gjë e pështirë për ta, edhe pse mund t’ju mungojë ushqimi 24 orë. Ata që pranojnë një punë të tillë janë të prirë drejt pasurimit të shpejtë e si pasojë janë gati të bëjnë çdo lloj pune.  Por më pas do të jetë një shkatërrim psikologjik, një dëmtim nervor që u duhet me dekada që ta marrin veten”, tha pastori.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303