fbpx

Po ndërtonte stadiumin e AEK, gjen vdekjen shqiptari

aek-2.jpg

Një shqiptar ka gjetur vdekjen gjatë ndërtimit të stadiumit të ekipit të Athinës, AEK. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të pasdites të ditës së sotme, në zonën Nea Filadelfia të kryeqytetit helen.

Në kohën kur ndodhi tragjedia, 60-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet publik për momentin, po punonte në një skelë.

Shqiptari mësohet se ka humbur ekuilibrin dhe u rrëzua nga një lartësi mbi 10 metra, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërsa bëhet e ditur se ai po punonte i palidhur me rripat e sigurisë.

Trupi i tij u dërgua në morgun e Athinës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, ndërsa policia ndaloi përgjegjësin e kantierit. Ndërkaq, klubi i AEK shprehu ngushëllimet për familjen e të ndjerit dhe u zotua se do të mbështesë ekonomikisht familjen./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *