fbpx

“Po ndodhin ngjarje shumë të rënda”, Ahmet Prençi ka një thirrje për Policinë e Shtetit

IMG_3743-2048x1365-1-768x512.jpg

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi foli sot lidhur me ngjarjet e rënda të tre ditëve të fundit në vendin tonë. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Prençi tha se Shqipëria është kthyer në distributor droge dhe se në vendin tonë luhen vlera të mëdha monetare. Gjatë emisionit ai gjithashtu i bëri thirrje Policisë së Shtetit të japin njoftime zyrtare lidhur me ngjarjet pasi ua kanë borxh qytetarëve.

Ngjarje të tilla të rënda kriminale kanë krijuar vështirësi edhe për ne. Duket sikur Shqipëria është terren i përshtatshëm për tu kthyer në distributor. Luhen vlera të mëdha monetare, kanë mjete të jashtëzakonshme dhe kësaj vështirësie në të cilën ndodhet policia duhet ti përgjigjesh me organizim ndryshe sepse në këto kushte nuk funksionon, janë një sërë kushtesh që duhen plotësuar. Kolegët e mi ja kanë borxh qytetarëve njoftimin zyrtar. Po ndodhin ngjarje shumë të rënda dhe nuk ka një njoftim zyrtar. Ashtu siç del policia për një operacion të suksesshëm duhet të dalë edhe për këto dhe të sqarojë se çfarë ka ndodhur”, tha Prençi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303