Greqia është tronditur ditët e fundit nga vrasjet. mediat greke zbardhin detaje lidhur me ekzekutimin e shqiptarit Aris Pappas ditën e diel, teksa ishte brenda një kafeneje.
Artikulli:
Breshëria e sulmeve vrasëse që ka ndodhur kohët e fundit po shkakton shqetësim të madh tek autoritetet, por edhe në shoqërinë greke. Lufta e bandave po zhvillohet në mënyrë të pakontrolluar, duke mos i llogaritur palët e treta, ndërkohë që godasin çdo 10 ditë. Oficerët e Policisë Greke i drejtojnë hetimet e tyre në “trekëndëshin” e burgjeve Athinë – Patra – ku vepron krimi i organizuar, por edhe mafia shqiptare.
32-vjeçari shqiptar ishte në shënjestër të kriminelëve
Sipas një raporti të Vassilis Lambropulos në NEA, në kontekstin e hetimeve për vrasjen e 32-vjeçarit shqiptar në Sepolia, policia po shqyrton të dhënat nga hetimet e viteve 2018-2019. Pra e gjitha pas vrasjes së kriminologut Michalis Zafeiropulos i cili kishte regjistruar veprimtarinë e pesë kriminelëve shqiptarë që drejtonin sulmet në burgje. Në fakt, sipas dëshmisë së një zyrtari të burgut, në maj të vitit 2019, një anëtar kryesor i mafies shqiptare në burgun e Koridhalosit kërkoi shfarosjen e këtij personi, ndërsa pretendohet se ai kërcënoi se nëse nuk arrinte ta vriste, do i merrte jetën së ëmës. 32-vjeçari shqiptar Aris, dyshohet të ketë qenë në qendër të mosmarrëveshjeve mes anëtarëve të mafias shqiptare, e cila në 2006-2008 kishte vrarë 11 persona, plagosur 13 të tjerë, ndërsa ish-anëtarë ishin rrëmbyer dhe grabitur.
Ku janë përqendruar hetimet për Berdesis?
Analistët e vrasjeve po kërkojnë ‘çelësin’ e zbardhjes së ekzekutimti të ish- boksierit Tassos Berdesis me 14 plumba. Ai u transferua në Athinë dy vitet e fundit, duke ndërprerë kontaktet e tij nga Achaia, pasi dukej se kishte frikë.Për të zbardhur të gjithë vrasjet, Policia greke ka filluar operacione sekrete ditët e fundit duke ushtruar kontrolle në klubet e natës dhe në vende të tjera kur grupet kriminale ushtrojnë aktivitetin e tyre.