‘Po përgatitet grusht shteti’, Rama bën paralajmërimin e frikshëm

Profesori Shenasi Rama u shpreh se në Shqipëri po ndodh një grusht shteti shumë i veçantë.

Rama theksoi se është një grusht shteti i realizuar nga turma të organizuara mirë banditësh dhe kriminelësh të lidhur me parinë e Tiranës.

“Ne jemi mësuar që grushtet e shtetit i bëjnë gjeneralët dhe mundohen që të ruajnë institucionet e një shteti të caktuar, interesat e kastës së tyre etj. Në shtetin shqiptar po ndodh një grusht shteti i llojit tërësisht të veçantë. Po ndodh për arsye që nuk kanë të bëjnë asgjë me ruajtjen e institucioneve. Është një grusht shteti i bërë me çitjane, me brekushe dhe me nallane.

Është një grusht shteti i realizuar nga turma të organizuara mirë banditësh dhe kriminelësh të lidhur me parinë e Tiranës, të cilët kanë gjetur teknikën e minimit të plotë të institucioneve të shtetit dhe vendosjen e vullnetit të një individi të caktuar, ose të një klike të caktuar që qëndron pas tij në dëm të të gjithë shqiptarëve”, tha Rama.