fbpx

“Po pi raki dhe mendoj për dashnoren time”. Shokon Robert Berisha: Për zotin po

robert.jpg

Robert Berisha e ka bërë vetë publike lajmin e ndarjes nga Nora Istrefi me të cilën ka dhe një vajzë. I ftuar në “Ftesë në 5”, Roberti tregoi edhe njëherë se vazhdon të ketë shumë respekt për Norën, si dhe nuk la pa përmendur faktin që ata janë në pauzë dhe të ardhmes nuk i dihet.

Mirëpo, këngëtari ka habitur me deklaratën e tij teksa tregoi për këngën e re të cilën do ta publikojë këtë muaj.

“Është një këngë shumë e bukur me një tekst shumë interesant. Këtu në Shqipëri ju i thoni ‘dashnore’ të dashurës ndërsa në Kosovë e dashura është e dashur. Kur dëgjova demon e këngës pyeta po pse dashnore.

‘Jam i ulur në një tavolinë dhe po e pi unë një gotë raki, po mendoj për dashnoren time, m’ka marr malli me ja pa dy sytë e zi’m kështu është teksti. Edhe është shumë “in” për ta bërë si këngë se nuk e besoj që ka shqiptar që nuk ka dashnore.”

I pyetur se në cilin kuptim ishte përdorur fjala “dashnore” të Shqipërisë apo të Kosovës, Roberti tregoi:

“Sidomos pas tërmetit që më vjen keq që po e hapim këtë temë, jemi një Kosovë Shqipëri. Si në Kosovë, si në Shqipëri, kjo puna e dashnoreve është shumë në modë dhe besoj që ka për t’ju pëlqyer kënga ime. Gruaja ka vendin e vetë në shtëpi, po edhe dashnores është mirë t’i dedikosh këngë se edhe ato të shkretat kanë nevojë diku të përmenden.

‘Të dashur unë nuk kam. Kjo këngë është për të gjithë ata që kanë të dashura përveç grave. Hallal iu qoftë, si e menaxhojnë këtë punë! Për Zotin po! Dedikim apostafat për të gjithë burrat që kanë dashnore.”- sqaroi në fund ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303