fbpx

Po pse bëheni tuhaf o njerëz?

auto_ylli_manjani1516973810-e1542445592821-600x310.jpg

Nga Ylli Manjani

Adi Veliu u zu në flagrancë, po me video, duke përgatitur dëshmitar të rremë për çorientuar drejtësinë. Ishte rasti i vëllait të ish Ministrit të Brendshëm. Nuk mund të harrohet ajo ngjarje.

Bëni një kërkim në google ta freskoni memorien. Partësisht drejtori ishte i dyshuar kryesor në kryerjen e veprimeve që pengojnë dhënien e drejtësisë.

Krimi kundër drejtësisë dhe shpërdorimi i detyrës ishin evidente. Por drejtësia u mor me denoncuesin e videos, jo me shkatërruesit e hetimit.

Tani çfarë prisni të veprojë “drejtësia e Bosit” mbi drejtorin që fyu, shpifi dhe dhunoi jetën private të një gruaje?! Apo që justifikoi dhunën brutale ndaj të birit të saj?!

Apo prisni të bëjë çudira morali?!

Seriozisht e keni?! Jo, jo. Ata do jenë aty deri sa ti lëmë ne të rrinë… Ashtu si vaji në lakra do pluskojnë. Do qelbin dynjanë si lakër e zier dy herë, por nuk ikin me dëshirë.

Por jam i bindur që nuk do jenë gjithë jetën aty…

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303