fbpx

‘Po punojmë me terror mbi kokë’, Taho i shokuar: Si në kohën e Enver Hoxhës…

ta.jpg

Ish nënkryetari i Bashkisë Ylli Taho u shpreh se policia duhet të largohet që të futen në institucion, pasi nuk mund të punojnë me terror mbi kokë. “Ne kemi ardhur në orën 08:00 të fillojmë punën, por bashkia na është uzurpuar nga policia. Jemi shokuar pse janë gjithë këta policë këtu. Nuk mund të hyjmë brenda me terror, me policë mbi kokë. Si në kohën e Enver Hoxhës që cdo gjë ishte në komandën e policisë…. Në do të hyjmë kur të largohet policia nga institucioni”.

Një tjetër person u shpreh se “Jam punonjës i bashkisë, brenda në cdo zyrë ka policë me maska, nuk mund të punojmë në terrorin e policisë. Duhet të dalin jashtë” tha ai. Ndërsa një qytetar u shpreh se “Jam invalid, nuk e di kam probleme në bashki, jam në rajon në policie apo në bashki, cfarë bëhet kështu” tha ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303