Po qarkullon në internet, shefi i urgjencës ngre alarmin: KUJDES, mos përdorni për shpëlarje fyti…

skender_brataj-600x360.jpg

Shefi i urgjencës kombëtare në Shqipëri Skënder Brataj, ka reaguar në lidhje me disa publikime në rrjetet sociale që pretendojnë se betadina mund të parandalojnë koronavirusin.

Ai ka apeluar qytetarët që t’i qëndrojnë larg mjekimeve të tilla.   Përmes një postimi në rrjetin social, Brataj shkruan se po qarkullon në rrjet një lajm se duke shpëlarë fytin me betadinë, njerëzit do të mund të mbrohen nga Covid, një akt që kurrsesi nuk është i këshillueshëm.

Postimi i plotë

JO MJEKIM INTERNETI!!!

Përshëndetje qytetar shqipëtar kudo ndodhesh.

Sot po qarkullon në rrjetet sociale një mjekim apo protokoll mjekimi i cili po shpërndahet nga të gjithë personat që mendojnë se do të ndihmojnë sadopak njerzit dhe të afërmit e tyre.

Jo terapi interneti, jo terapi nga çdo kush. Në atë mesazh ka gjëra mjeksore të ngatërruara, të shpjeguara jo nga specialist të fushës. Nuk ekziston BETADINË për shpëlarje fyti, betadina është një dizifektant për plagët! Terapia dhe medikamentet meren nën këshill mjeksore , pasi vlerësohen shenjat dhe simptomat, por mbi të gjitha kur vlerësohen parametrat jetësor si presioni i gjakut, frekuenca kardiake, frekuenca respiratore niveli i oksigjenit në gjak(saturimetria) që duhet të jetë në njerzit normal nga 94-100%, në ata me patología pulmonar jo më pak se 90%. Nëse është më poshtë këtyre shifrave duhet dhënë oksigjen të sëmurit. Nëse saturimetria e oksigjenit është 43% siç thuhet në atë mjekim mund të jetë i pa përshtatshëm më me jetën, prandaj ju lutem jo terapi infterneti. Mjeku i familjen, mjeku i 127, mjekët e urgjencave, specialistët si infeksionst dhe pneumolog janë profesionistët që në këtë moment mund tju këshillojnë pasi ti keni kontaktuar ata. Çdo mjek që ju njihni ose keni besim në ta duhet ti kontaktoni, të këshilloheni dhe nëse ata ju këshillojnë ose ju drejtojnë te spesialist të tjerë atëher veproni.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303