fbpx

Po rregullonte një makineri, kush është i riu nga Tropoja që vdiq aksidentalisht

Një punëtor 29-vjeçar nga Tropoja ka humbur jetën. Bëhet me dije se i riu u plagos rëndë teksa ishte duke rregulluar një makineri brenda vendit të punës.

Pas ngjarjes së rëndë në pranga ka rënë pronari i biznesit të inerteve në Tropojë, me iniciale Sh.M. 48 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan shtetasin Sh. M., 48 vjeç, banues në fshatin Bujan, pronar i një biznesi inertesh në fshatin Bujan.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 04.08.2020, ka shkuar në spitalin e qytetit të Bajram Currit, pa shenja jete, një punëtor i këtij biznesi, shtetasi A. K. (M.), 29 vjeç, banues në Bujan, i cili gjatë kohës që ka qenë duke rregulluar një makineri, aksidentalisht ka gjetur vdekjen.