fbpx

“Po rreni aq shumë sa dhe vetë i hani, e shihni si biznes….”. Bes Kallaku hedh kunjat e forta

Aktori i humorit, Bes Kallaku ashtu sikurse ju kishim njoftuar edhe më herët, është rikthyer fuqishëm këtë verë me një këngë, pjesë e së cilës është dhe gjyshja e tij, Ija. Por, sa i përket tekstit të këngs, Besi është kujdesur vetë, ndërsa muzika mban vulën e dy emrave, Mixey dhe Apollo.

Ndonëse kënga përmban nota humori, sikundër bën zakonish Besi, vlen të theksohet se ndër rreshta bien në sy edhe disa kunja për këngëtarët, teksa thotë:

“Paska ulje çmimesh për me ble rritje klikimesh. Biznes muzikor është bërë si treg fruta-perimesh. Po rreni aq shumë sa edhe vetë i hani, e shifni si biznes edhe kur njëri-tjetrin shani”.