fbpx

“Po rrezikohemi”. Kryefamiljari i bën thirrje qeverisë: Të vijë dikush ta shohë…

krye-2.jpg

Teksa kanë kaluar gati dy muaj nga tërmeti fatal që goditi vendin tonë, shumë qytetarë vijojnë të mbeten në çadra.

Besim Bardhi nga fshati Bubq në rrethin e Kujës kërkon që t’i shembet banesa e dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe shndërruar në gërmadhë. Pjesë kolonash betoni dhe shufra hekuri vijojnë ende të qëndrojnë të varuara në këtë ndërtesë.

Kryefamiljari Besim Bardhi kërkon shembjen e banesës totalisht pasi ai thotë që rrezikohen jo vetëm familja e tij, por edhe fëmijë të cilët mund të futën në atë shtëpi.

“Ka ngelur një gërmadhë, që nuk po e shemb kush. Ne rrezikohemi se njerëz jemi lëvizim dhe mund të na rrezikojë, por rrezikohen dhe fëmijët sepse lëvizin rreth murit ose dhe futen brenda në ndërtesë”, tha Besim Bardhi

Ndërkohë edhe bashkëshortja, Fatime Bardhi thotë që mund të futet ndonjë person për të marrë hekur nga ndërtesa e shkatërruar dhe mund t’i rrezikohet jeta. Gjithashtu Fatmja tregon që familja e tyre po qëndron në një çadër pas tërmetit të 26 nëntorit dhe bën apel që t’i rindërtohet shtëpia.

“Ta shembin mos të na bëjë nai dëm. Njerëz jemi lëvizim dhe mos vjen ndonjë merr nai hekur e futet ose dhe fëmijët rrezikohen. Ne këtu po rrimë në një çadër. Nuk kam nevojë për ushqime unë dua shtëpinë”, tha Fatime Bardhi.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303