fbpx

Po rrihni fëmijët e shqiptarëve për t’i bërë qejfin pushtetarëve

Untitled-1-8.jpg

Protestat e banorëve të Unazës së Re kanë shkaktuar jo pak trazira në mbare opinionin publik. Ajo që ka bërë më shumë bujë brenda dhe jashtë vendit, ka qenë në ditën e 24 nëntorit, ku banorët patën një përplasje me oficerët e policisë. U plagos edhe një oficere policie. Por më vonë, u lajmërua se në po të njëjtën ditë është dhunuar nga policia një grua shtatzënë, e cila për këtë fakt ka humbur edhe foshnjën e saj. Një 17 vjeçar u arrestua dhe u keqtrajtua nga policia në komisariat.

Për gjithë këtë situatë ka reaguar mjaft ashpër Erion Kristo, nëpërmjet një statusi në facebook, i cili i drejtohet Ministrit të Brendshëm. Erioni është një nga personat më aktivë të Shoqërisë Civile.

Statusi i plotë i Kristos:

“Ky komunikim ka lidhje me Ministrin e Brendshëm.
I nderuar zoti Ministër. Kam vënë re këto ditë se ju keni rreshtuar policinë kundër qytetarëve. E gjitha kjo në pamjen e ligjit. Unë vetë nuk pajtohem me dhunimin e policëve. Ata përvecse mbrojtës të ligjit janë dhe të afërmit tanë. Këtë e kanë pohuar edhe protestuesit. Po nëse protestuesit mund të gabojnë për shkak të hallit të tyre, nuk i lejohet policisë të humbë durimin. Përballë ka njerëz. Rrahja dhe dhunimi i grave dhe fëmijëve; procedimi penal me akuza pa fund për protestuesit; procedimet penale komplet qesharake ndaj opozitës; mungesa e hetimeve lidhur me krimin ekonomik të tenderimit dhe financimit të rrugës, me kujtojne klimën e terrorit përballe banorëve të Kukësit. Duke qenë se kam qenë dhe do të jem gjithmonë në krah të qytetarit, shpall mospajtimin tim të plotë me praktikat e policisë. Ju po i jepni policisë drejtimin e një policie politike. Dhe si të tillë, nuk e meritoni mbështetjen time. E di që mund të thoni se nuk ju prishet puna nga kjo. Por ishit ju që i bëtë thirrje shoqërise civile te mbështesë policinë. Kam ende shpresë se ju do të reflektoni. Menyra se si menaxhuat protestën e fundit tregon paaftësi ose në rastin më të keq, tentativë për të përdhosur protestën dhe protestuesit. Nuk pashë asnje analizë të kësaj situate. Policia është në sherbim te qytetarëve, jo të pushtetarëve. Ju po rrihni fëmijët e shqiptarëve për t’i bërë qejfin pushtetarëve. Ju përmendni ligjin. Po ju jeni mishërimi i moszbatimit të ligjit. Juve bëni më të lehtën: godisni të pambrojturit. Mos kërcenoni banorët e Astirit, as femijët e tyre. A ka ndonjë procedim nga organet tuaja për policët që kanë shkelur ligjin nëpër komisariate. Ju keni thënë se nëse një polic sillet keq, jeni ju pergjegjës. Une po ju bëj juve përgjegjës për këtë situatë. Ndoshta nuk kam fuqi të imponohem, por e di se kam të drejtë. Policia nuk mund të hakmerret me të arrestuarit.
Ju bëj thirrje të beni zap policët tuaj ekstremistë politike. Nëse nuk i merrni në konsideratë keto gjëra, as ne nuk ju marrim në konsiderate.”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *