fbpx

“Po rriten rastet dhe pacientët në spital”, mjekja e ‘Shefqet Ndroqit’ bën apelin e fortë

alma-cani-770x445.jpg

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka postuar në Facebook, një mesazh të rëndësishëm nga mjekja e spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, Alma Cani.

Cani bën apel që të gjithë të mbajnë maskën në mënyrë që të mbrojnë jetën e tyre, të mjekëve dhe njerëzve përreth.

“Cdo ditë shikojmë raste që po shtohen. Cdo ditë shikojmë shpërndarje të virusit. Cdo ditë po shikojmë numrin e shtuar të pacientëve në spital. Kërkojmë ndihmën tuaj, zbatoni rregullat, bëni kujdes, distancim social e për më tepër maskë. Nuk duam t’iu shikojmë në spital, e për më tepër në terapi intensive. Ndaj, mbani maskën, mbroni jetën tonë, tuaj e të të gjithëve ne”, thekson mjekja Alma Cani.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303