fbpx

Po shkoni në plazh sot?! Mësoni parashikimin e motit një herë

vranesira-shiu.jpg

Dita e dielë nuk do të jetë shumë favorizuese për plazh. Deri në mesditë moti mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të bëhen më të dukshme duke pësuar zhvillim dhe sjellë rrebeshe në zona të izoluara në veri-verilindje të vendit.

Mbrëmja do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike në vendin tonë. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 37°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzimin 4 ballë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303