Po shkonin drejt Greqisë, policia shokohet nga ajo që i gjen bullgares dhe 46-vjeçarit

Një 46-vjeçar dhe një shtetase bullgare janë ndaluar mëngjesin e sotëm nga policia.

Policia Kufitare në doganën e Kapshticës ka sekuestruar 25 mijë Euro të cilat nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore.

Shuma e parave posedohej nga shtetasi J.R., 46 vjeç dhe shtetasja bullgare D.D., 31 vjeç, të cilët po udhëtonin drejt Greqisë me makinë. Gjatë kontrollit në mjetin e tyre, u gjet e fshehur shuma prej 25 mijë Eurosh.

Paratë u sekuestruan, ndërsa 46-vjeçari dhe bullgarja janë proceduar në gjendje të lirë për veprën mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi.