“Po shohim gjëra që…”, profesori shqiptar në Spanjë: Ja si punojnë vajza ime dhe mjekët

1200-630-5e788e53c85da.png

Profesori shqiptar në Spanjë, Albert Pelari ka reaguar në një lidhje të drejtpërdrejtë në Neës24, ku ka folur për situatën nga koronavirusi.

Ai tregon se si po punohet në Spanjë, duke iu referuar edhe vajzës së tij.

“Kam vajzën që punon në sistemin shëndetësor. Unë komunikoj me vajzën. Mjekët nuk tregojnë shumë se cfarë ndodh. Në Spanjë mund të jenë mbi 12 mijë mjekë të infektuar me koronavirus. Frika është, por fundja këtë profesion ka zgjedhur dhe duhet të përballet. Duhet shumë kujdes. Po shohim gjëra që nuk na i merrte mendja. Problem për mjekët është mungesa e mjeteve të duhura. Mjekët rrinë me qese për t’u mbrojtur”, tha Pelari.

Albert Pelari theksoi se ushtria ka dalë nëpër rrugë, duke vlerësuar se pikërisht ushtarët dhe policët po mbajnë rend e siguri në vend.

“Ushtria po bën punën më të vështirë që bëhet në këtëg lloj situate. Po dizinfektohen spitalet dhe ambientet publike, por edhe azilet. Ushtria patrullon rrugët, bashkë me policinë. Në dy qytete në jug në Spanjës, janë dërguar anijet e luftës. Edhe në Spanjë, mësimi bëhet online. Po ndodh e njëjta praktikë si në Shqipëri. Ka edhe mjete që mungojnë”, u shpreh Pelari.

scroll to top