Po shpëtonte të fejuarën, mbytet një 30-vjeçar në Velipojë

Plazhi-i-Velipojës.jpg

Një pushues është mbytur mesditën e se dielës në plazhin e Velipojës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës në zonën e Vilunit në Velipojë.

Sipas informacioneve të policisë, viktima është 30-vjeçari Elvin Pajo nga fshati Dajç i Shkodrës. Ai ka hyrë në det për të shpëtuar të fejuarën që rrezikonte të mbytej.

Por për fat të keq është mbytur vetë nga dallgët. Megjithëse në ndihmë të tij shkuan disa pushues që e nxorën menjëherë nga uji, 30-vjeçari nuk kishte shenja jete.

Kjo është viktima e dytë në Velipojë që nga fillimi i këtij sezoni turistik, ku ashtu si edhe në shumë plazhe të tjera të vendit shqetësim mbetet mungesa e rojeve të plazhit.

scroll to top