Po transportonte dy të moshuarit me koronavirus, infektohet shoferi i ambulancës

Dy të moshuar në Maliq të Korçës raportohet të jenë me koronavirus. Mirëpo, shoferi i ambulancës, i cili ka transportuar dy të moshuarit, rezulton të jetë infektuar me COVID0-19.

Ende nuk ka detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe nëse ndodhet në vetë-karantinë apo i shtruar në spital.

Kujtojmë se numri i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 174 numri, 11 raste në Korçë, ndërsa janë shënuar edhe 6 viktima.