Po transportonte emigrantë të paligjshëm dhe pa patentë, kapet 26-vjeçari

shtetas.jpg

Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi u kap duke transportuar 16 emigrantë të paligjshëm dhe drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt.

Po ashtu nga policia është ndaluar dhe një shtetas tjetër, si bashkëpunëtor i dyshuar i tij.

Njoftimi:

Në vijim të operacionit policor “Perimetri”, u arrestua shtetasi me inicialet E. Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi i mësipërm, është kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, duke transportuar me mjetin furgon tip “Citroen” që e drejtonte pa leje drejtimi 16 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, bënë ndalimin edhe të shtetasit E. L., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijv. kryer në bashkëpunim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303