13.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Po udhëtonte drejt Turqisë, gruaja kapet në Rinas me shumën prej 18500 euro të padeklaruar

Një shtetase shqiptare, e cila do të udhëtonte drejt Turqisë është kapur në Rinas me një sasi prej 18500 eurosh të padeklaruara.

46-vjeçarja Festime. Ç , poseduesja e shumës së eurove, u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale Penal “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

“Në vijim të kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë, në dalje të RSH-së, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar  shtetasen F. Ç., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila kishte kaluar zonën e skanerit. Gjate kontrollit fizik, punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit i kanë gjetur në çantën e dorës 18500 euro, të padeklaruara në degën e doganës Rinas”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime te mëtejshme.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat