fbpx

Po varrosnin të atin, vëllezërit zihen me thika

turq.jpg

Gjashtë të plagosur janë dërguar në spital, ndërsa 10 të tjerë janë arrestuar pas një sherri mes vëllezërve në varrimin e babait të tyre.

Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Turqi, ku fillimisht në zënkë u përfshinë djemtë e të ndjerit, më pas edhe nipat e të afërm të tjerë. Përveç grushteve e shqelmave, në zënkë u përdorën edhe thikat, ndërsa rregulli e qetësia u vendosën vetëm pas ndërhyrjes së policisë.

“Hurriyet” raporton se 86-vjeçari Mehmet Ozer kishte pasur një zënkë me të birin e tij, Jakupin, para 3 muajsh. Pas zënkës, ky i fundit kishte ndryshuar mbiemrin në gjykatë dhe nga Ozer e kishte bërë Kaplan. Pavarësisht mosmarrëveshjeve, ai ishte paraqitur në varrimin e të atit këtë të mërkurë.

Por, 4 vëllezërit e tjerë nuk e kanë mirëpritur vëllain dhe nipat që kishin ndryshuar mbiemrin, duke nisur një zënkë që përfundoi me 6 plagosur.

I ndjeri u varros vetëm pasi forcat e policisë vendosën qetësinë duke i dhënë fund zënkës.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *