Po vidhnin kamionin me naftë të TAP, kapen ‘mat’ autorët

nafta.jpg

Botet me naftë ku autorët tentuan të vjedhin

Tre persona janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen për vjedhjen e naftës në kantieret e gazsjellësit TAP.

Të arrestuarit janë: Hyda Vila 26 vjeç, Erineo Lalo 26 vjeç dhe Artur Guri 44 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë, ata u kapën në flagrancë duke transportuar me një kamion tip ‘Benz’ 7080 litra naftë të cilën dyshohet se e kanë vjedhur në kantierët e gazsjellësit.

Nga operacioni u sekuestruan:

7080 litra naftë

Një mjet kamion, i markës ‘Mercedes Benz’

Një mjet fuoristradë i markës ‘Range Rover’

6 aparate telefoni celular

225.100 lekë të reja

450 euro

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303