fbpx

Po Xhemi çfarë mendon për moderimin e Fjoralbës në Portokalli?

fjoralba-dhe-xhemi-.jpg

Ditën e djeshme startoi programi i njohur i humorit Portokalli.

Sikurse ishte bërë e ditur moderimi i këtij sezoni iu besua moderatores Fjoralba Ponari.

Fjoralba postoi një foto nga skena e “Portokalli-së” në Instagram, ku urimet për të ishin të shumta.

Komenti që u spikat ishte ai i Xhemi Shehut, figura e së cilës është e lidhur ngushtësisht me moderimin e këtij programi prej disa vitesh.

Ajo zgjodhi të largohej nga ky rol në sezonin e kaluar.

“Suksese, e meriton”, ka shkruar Xhemi në foton e Fjoralbës, duke e uruar dhe përgëzuar për performancën e saj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303