fbpx

Pochettino prezantohet si “gjeneral” te PSG

Screenshot_58.jpg

Mauricio Pochettino është rikthyer pas 17 viteve te PSG.

Argjentinasi luajti tre sezone në kryeqytetin francez (2000-2003), teksa tani ka nisur punën si trajner i kampionëve të Francës.

48-vjeçari ka zhvilluar stërvitjen e parë me ekipin e ri dhe menjëherë ka vendosur një rregull të ri.

“Boll me të qeshura, iku koha e marrëzive dhe gallatave.

Dua seriozitet maksimal“, janë fjalët e thëna të Pochettinos në stërvitjen e parë me PSG.

RMC Sport raporton se seanca e parë stërvitore ka zgjatur 45 minuta dhe është fokusuar te ngarkesa e lartë fizike.

Objektivi i madh i klubit kryeqytetas është fitimi i Champions League, trofe që nuk është fituar kurrë.

Pochettino do të debutojë si trajner i PSG-së të mërkurën në mbrëmje në transfertën ndaj St Etiene, sfidë për llogari të javës së 18-të të kampionatit francez.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303