Pogba nuk e duron Mourinhon, ja deklarata

Ylli francez, Pogba duket se nuk e duron fare Jose Mourinhon. Raporti mes tyre ishte në sytë e të gjithë botës.

Por futbollisti vijon me deklaratat e tij kundër ish-trajnerit. “Tashmë vijmë më një tjetër stil lojë, e kemi më shumë në zotërim topin, jemi më të orientuar drejt sulmit si dhe kemi një element të shtuar që ndikon pozitivisht tek ne. Me pak fjalë, kemi një skemë të mirëpërcaktuar. Diçka që ka shumë rëndësi në këtë sport, për mua personalisht dhe për të gjithë skuadrën. Me Solskjaer në stol gjithçka është më e lehtë”, thotë Pogba duke akuzuar drejtpërdrejtë ‘Special One’.

E vërteta është se që prej ikjes së portugezit dhe ardhjes në krye të stolit të teknikut norvegjez në Manchester United ka ndryshuar totalisht duke marrë 6 fitore në 6 ndeshjet e zhvilluara.

/Real-news.tv/