fbpx

Pogba urren tradhtinë, refuzon kategorikisht kalimin te rivalët e përjetshëm

dec-768x358.jpg

Paul Pogba është një nga çështjet më të rëndësishme në shtëpinë e Manchester United. Mesfushori është në përfundim të kontratës dhe akoma nuk ka gjetur akordin për marrëveshjen e re. Kjo ka bërë që skuadrat e tjera të interesohen dhe një nga ato është edhe ekipi nga i njëjti qytet, Manchester City.

Gjithsesi, sipas Daily Mail, francezi ka refuzuar kategorikisht një kalim të mundshëm te “Qytetarët”. Për këtë futbollist është e papranueshme tradhëtia dhe ka vendosur të respektojnë në maksimum tifozët e United.

Alternativat e tjera nuk mungojnë. Një hipotezë e mundshme është PSG, por këta të fundit akoma nuk kanë bërë asnjë hap në drejtim të tyre.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303