fbpx

Pogradec, aksidentohet automjeti i Policisë Kufitare

Një automjet i Policisë Kufitare në Pogradec është përplasur me një automjet tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pretushë.

Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm materiale.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.