Një aksident në punë është shënuar këtë pasdite në Pogradec. Një 46-vjeçar me inicialet E.D. në Tushemisht duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se është rrëzuar nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime të shumta trupore.
Punëtori i plagosur është transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar mjekësor.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

