Pol Pogba nuk do jetë kundër Shqipërisë

Tashmë është zyrtare! Pol Pogba nuk do të jetë në listën e lojtarëve që Dëshamp pat përzgjedhur për takimet kundër Shqipërisë dhe Andorrës! Ylli i përfaqësueses transalpine dhe Mançester Junajtidit, pati shqetësime gjatë ditëve të fundit, ndërsa mjeku anglez dhe ai i Francës, kanë vendosur në unison që të mos rrezikojnë gjendjen e Pogbas.

Në vend të tij, Didie Dëshmap ka thirrur 20-vjeçarin Mateo Genduzi, i cili luan në radhët e Arsenalit dhe është titullar i padiskutueshëm të 20-vjeçarët e Francës.